BDI ka një kërkesë për Ivanovin

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e sotëm të Kuvendit të Maqedonisë për të ndryshuar Ligjin për Falje me çka mundësohet zgjidhja e problemit të madh me të cilin ballafaqohet vendi e që u shkaktua nga vendimi presidentit Gjorge Ivanov nga 13 prilli i këtij viti për të falur 56 persona.

“Pas krijimit të mundësive ligjore për tërheqje të faljes, BDI, si palë nënshkruese e Marrëveshjes së Shkupit për tejkalimin e krizës politike, kërkon që Ivanov të veprojë menjëherë në përputhje me deklaratat e tija publike dhe të shfuqizojë vendimin e tij për Falje”, citohet në njoftimin e BDI­së.

Gjithashtu, Bashkimi Demokratik për Integrim inkurajon të gjithë 56 personat e falur që sa më shpejt që është e mundur të drejtojnë kërkesa deri tek Ivanov për ta tërhequr vendimin e marrë pa pëlqimin e tyre dhe t’i japin mundësi drejtësisë që të zbardhë të vërtetën.

“Bashkimi Demokratik për Integrim me përpikshmëri do të punojë për të reformuar institucionet në përputhje me pritshmëritë e komunitetit EuroAtlantik dhe fton partitë e tjera parlamentare që në mënyrë konstruktive ta ndihmojnë procesin e vështirë reformues që të arrijmë deri tek zgjedhjet e besueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button