Bilall Kasami takohet me ambasadorin britanik, Çals Garet

Në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, sot është realizuar një takim mes përfaqësuesve të Lëvizjes BESA në përbërje të, kryetarit Bilall Kasami sekretarit gjeneral të partisë, Afrim Gashi, anëtart të kryesisë, Kastriot Rexhepi, dhe ambasadorit britanik në Maqedoni, Çals Garet.

“Në këtë takim është diskutuar për krizën e thellë politike në Maqedoni, ku janë shprehur qëndrimet e fundit të Lëvizjes BESA për mënyrat e tejkalimit të kësaj krize, duke përmendur edhe mbështetjen e fuqishme ndaj Prokurorisë Speciale. Kështu njëherit liderët që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos duhet t’i zbatojnë zotimet e marra, e jo të sillen me papërgjegjshmëri të skajshme. Me këtë rast, është përmendur protesta madhështore e Këshillit Opozitar më 9 Maj, anëtare e së cilës është Lëvizja BESA, ku kishte mbi 30 mijë protestues, me çka është cekur se edhe përkundër masivitetit të madh nuk u shënua asnjë incident. Kjo protestë u realizua në mbështetje të Prokurorisë Speciale dhe kundër regjimit BDI – VMRO. Kryetari Kasami e ka njoftuar shkëlqesinë e tij, z. Garett me platformën e BESËS “Ridefinimi” e cila ndër të tjera përfshin zgjedhjen e çështjeve jetike të shqiptarëve në Maqedoni, siç është Ridefinimi i gjithë sistemit politik dhe juridik të Maqedonisë, duke e vendosur shtetit mbi parimet e konsensusit maqedonaso-shqiptar, të mbështetur mbi liri, demokraci, barazi dhe drejtësisë. Ndërsa, aty parashihet edhe krijimi i Gjykatës Speciale e cila së fundmi del si nevojë e patjetërsueshme për zgjidhjen e krizës së thellë politike”m thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button