Shkup, lehona që ndërroi jetë, kontrollet e shtatzënisë i ka bërë në Poliklinikën “Bukuresht”

Askush nga gjinekologët në Poliklinikën “Bukuresht”, nuk e di se cili mjek amë i ka bërë kontrollet e shtatzënisë së lehonës 26 vjeçare, që para dy ditëve ndërroi jetë. Për atë edhe “NOVA TV” nuk ka marrë sqarime se si është e mundur që të mos hetohet se diçka po ndodhë me gruan e re, e cila tre ditë përpara vdekjes është ankuar për problemet me frymëmarrjen. Në poliklinikë fare nuk kanë qenë të informuar se pacientja e tyre ka ndërruar jetë, transmeton Portalb.

Ajo dje u varros në vendin e saj të lindjes, fshatin Vranishti të Strugës. Familja ishte e tronditur. Nuk kanë mundur as të flasin. Motra e të ndjerës për NOVA shkurt ka deklaruar se ajo i ka lajmëruar se ajo do t’i bëjë kontrollet e shtatzënisë në spitalin në Çair, por është menduar dhe për mjek amë ka zgjedhur gjinekolog në poliklinikën “Bukuresht”. Tre ditë përpara vdekjes, ka pasur probleme me frymëmarrjen, por pas marrjes së infuzionit ka qenë e lëshuar në shtëpi. Ku ka ndodhur ajo, familje s’është e sigurt për të thënë. Bashkëshorti i të ndjerës, pas varrimit, nuk ka qenë në gjendje që të flet.

Jo-zyrtarisht mësohet se nga analizat e para të autopsisë, tregojnë se ka pasur kancer në mushkëritë e bardha.

Përndryshe, lehona 26 vjeçare ka ndërruar jetë përpara dy ditëve, lajmin fillimisht e ka konfirmuar, drejtori i Gjinekologjisë Çair, Bashkim Ismaili.

Gruaja e re në spital ka arritur në ora 9:30 minuta në mëngjes në gjendje të rëndë shëndetësore, frymëmarrje në gjendje të vështirë, cianide, buzë të mavijosura, ndërkaq menjëherë është dërguar në kujdes intensiv ku është reanimuar dhe i është dhënë oksigjen. Por, gjendja është bërë edhe më dramatike, lehona ka filluar të bie në komë. Pas një ore reanimim (tentim për ringjallje), mjekët kanë vendosur që ajo të lindë që ta shpëtojë foshnjën, transmeton Portalb.

Pas operacionit cezarian, me veturë të ndihmës së shpejtë, me dy anesteziologë dhe një gjinekolog, lehona rreth pasdites ka qenë e dërguar në Spitalin Kirurgjik të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

“Bëmë gjithçka që ishte në mundësitë e tona, madje edhe më shumë. Këtu ka ndodhur dramë e vërtetë, i tërë spitali ndihmoi, të gjithë ishin në këmbë”, tha Ismaili, transmeton Portalb.

NOVA TV, nga burimet e saja në Spitalin Kirurgjik të Qytetit mëson se lehona e re është sjellë në spital në orën 12:30 në gjendje shumë të rëndë mjekësore. Madje mjekët nuk kanë mundur që t’ia bëjnë të gjitha analizat e nevojshme, janë munduar që ta shpëtojnë, por njëri krah i mushkërisë së bardhë aspak nuk ka funksionuar. Ajo ka ndërruar jetë në ora 17:30, ndërkaq trupi menjëherë është dorëzuar në autopsi. Foshnja ka mbijetuar dhe është vendosur në inkubator në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button