Francë, punonjësit e hekurudhave në grevë

Punonjësit e hekurudhave dhe të transportit në Francë hyjnë në grevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Punonjësit e hekurudhave dhe të transportit hynë në grevë pas thirrjes të bërë nga sindikatat të cilat janë kundër ligjit të ri të punës. Sindikata SUD-Rail ka marrë vendimin që të kryejë çdo ditë grevë deri më 11 korrik, ndërsa sindikata CGT-Cheminot ka bërë thirrje për grevë në ditët e mërkura dhe të enjte.
Për shkak të grevës gjysma e trenave ndërqytetas, dy të tretat e trenave të shpejtë dhe një e katërta e trenave lokalë nuk kanë ofruar shërbim. Për trenat Eurostar që lidhin Francën me Britaninë theksohet se nuk priten ndërprerje për lëvizjen e tyre, ndërsa vihet në dukje se një e treta e trenave që shkojnë në Spanjë nuk do të punojnë.

Ndërsa si pasojë e bllokimit të rrugës në qytetet Paris, Caen, Le Havre dhe Bordeaux nga punonjësit e transportit mësohet se është shkaktuar bllokim i madh i trafikut.

Në hyrje të qytetit Le Havre mësohet se një kamion është aksidentuar duke u përplasur me dy automjete të tjera, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Ligji i ri i cili ka shkaktuar protesta të shumta në Francë parashikon që koha maksimale ditore e punës nga 10 orë të rritet në 12 orë, punonjësit që dëshirojnë të kryejnë ndryshime në kontratë mund të largohen nga puna, pagesa më të ulëta për kohët e punës shtesë, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button