Ja cili është programi i javës së diversiteteve 2016

“Java e diversiteteve” është një manifestim tradicional i shoqatës Multikultura, i cili organizohet për të gjashtin vit me rradhë dhe që identifikohet me aktivitete të shumta që pasqyrojnë kulturën e komuniteteve që jetojnë në qytetin tonë. Aktivitetet filluan të hënën me ditën promovuese, vazhduan me organizimin e një punëtorie me nxënësit e shkollave të mesme për tejkalim të paragjykimeve dhe sterotipeve.

Programin e plotë mund ta shihni më poshtë:

Aktivitetet që organizojmë sot në kuadër të Ditës së diversiteteve janë:

  • Panairi i karrierës i shkollave të mesme të Tetovës
  • Promovimi i organizatave me shtande
  • Këndi i fëmijëve
  • Këndi i arteve, ku promovohen talentë të rinj
  • Ekspozitë e veprave të nxënësve nga shkollat e mesme të Tetovës
  • Këndi i fëmijëve të Qendrës ditore
  • Ushqimi tradicional

Nesër vazhdojmë në Qendrën ditore në Gostivar, ku fëmijët e Qendrës ditore të Tetovës do t`i vizitojnë bashkëmoshatarët e tyre dhe bashkërisht do të festojnë dallimet dhe mbarojmë të premten me një vizitë studimore me anëtarët e shoqatës tonë në monumente të ndryshme kulturore në qytete të ndryshme.

Citime:

  • “Kjo pjesëmarrje masive, që nga përfaqësues të komunave, të Ministrisë së kulturës, drejtorë të shkollave, përfaqësues institucionesh, media, anëtarë, nxënës dhe të gjithë ju- na bën të ndihemi jashtëzakonisht mirë sepse e vërteton faktin që, për të rinjtë e qytetit tonë të gjithë jemi të gatshëm të japim kontributin e pakursyer. Çdonjëri jep atë që ka mundësi dhe kështu vizioni bëhet realitet- ardhmëria e qytetit tonë bëhet më shpresëdhënëse dhe e mirë.”- shton Arlinda Ilazi, udhëheqëse e programit vjetor të shoqatës Multikultura.
  • “Këtë vit, Multikultura duke e parë brengën e të rinjve dhe prindërve të tyre, që është shndëruar në një shqetësim serioz për shoqërinë tonë: atë të zgjedhjes adekuate të profesionit për të ardhmen nga të rinjtë, vendosi që në kuadër të Ditës së diversiteteve të organizojë edhe panairin e karrierës. Ky panair përfshin prezantimin e programeve që ofrojnë çdonjë nga shkollat e mesme, duke elaboruar kështu edhe perspektiven që vjen së bashku me zgjedhjen e cdo profili. Këtu janë edhe nxënësit nga shkollat fillore, për të kuptuar nga afër paletën e drejtimeve profesionale që u ofrohet nga shkollat e mesme.”- thotë Mine Ibrahimi, vullnetare e shoqatës Multikultura.
  • “Përkundër sistemit të ngarkuar edukativo-arsimor që na ofrohet nëpër shkolla në bazë të plan-programeve shkollore, une si nxënës i shkollës së mesme, vërej mungesë dhe hapësirë për angazhim të të rinjve në tematika tjera, ku mundemi të manifestojmë të menduarit tonë kritik po edhe atë kreativ. Këtë komoditet, ne si të rinj, e gjejmë tek të paktat platforma për rinj në qytetin tonë. Multikultura na jep këtë hapësirë neve, që rrallë mund ta gejmë diku tjetër, mundësinë e marrjes praktike të përgjegjësive si dhe ideimin e aktiviteteve të ndryshme. Kjo hapësirë është diçka që i`u mungon të rinjve. Une e kam gjetur këtë hapësirë në Multikultura dhe do i ftoja me kënaqësi edhe moshatarët e mi që të kyçen në aktivitetet tona.”- thotë Lavdrim Jakupi, vullnetar i shoqatës Multikultura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button