Porsche mahnit me modelin e ri 911 Turbo

Porsche Exclusive ka prezantuar modelin e ri të 911 Turbo. I mbuluar me ngjyrë metalike të art, ky model sportiv është i pajisur me fellne speciale me pesë rrema.

Ajo gjithashtu posedon një enterier tejet luksoz, duke filluar nga karriget dhe timoni i lëkurës dhe instrument tabela e punuar nga fibër karboni.

Kur flasim për fuqinë motorike të kësaj veture, inxhinierët e Porsche kanë menduar se është mirë të futet nën kapak motori me 3.8 litra turbocharge me gjashtë cilindra që gjeneron plot 520 kuaj fuqi apo 383 kW.

Kjo i mundëson kësaj veture të ushtroj shpejtësi marramendëse, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon fakti që shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 3.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 315 km/h. Ende nuk dihen detajet tjera teknike rreth kësaj veture, por në Porsche thonë se nga muaji maj do të jetë i disponueshëm në tregun amerikan dhe atë evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button