Tajlanda mbyll ishullin “Koh Tachai” për vizitorë

Autoritetet tajlandeze kanë deklaruar që do të mbyllin ishullin Koh Tachai për turistë, ngaqë ky ishull ka pësuar shumë dëme nga vizitorët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ishulli në fjalë gjendet në provincën, Phang Nga dhe është pjesë e Parkut Nacional Similan.

Shumica e vendeve turistike në këtë park do të jenë të mbyllura nga maji deri në tetor, megjithatë, ishulli Tachai nuk do të rihapet.

Ky park është i famshëm për turistë dhe zhytës, të cilët do të kenë qasje në disa vende për zhytje në këtë zonë.

“Na duhet të ndërmarrim këto masa në mënyrë që ambienti të rehabilitohet nga dëmet e deritanishme, e të mos arrijmë në një pikë ku nuk ka riparim”, ka deklaruar drejtori gjeneral i Departamentit për Parqe Nacionale, Tunya Netithammakul.

Tajlanda tërheq miliona turistë në vit, shumica prej të cilëve vizitojnë plazhet dhe ishujt mahnitës të këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button