Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi bën thirrje për protesta masive

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi (Lidhja Demokratike, FRODEN, MORO – Partia e punëtorëve dhe DEMOS), vlerëson se pas refuzimit të kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, që të thirr seancë në Kuvend, është e patjetërsueshme që të përforcohen protestat dhe të jenë më masive, njofton Portalb.

“U bëjmë thirrje qytetarëve, në kontinuitet dhe në mënyrë masive që të dalin në protesta përpara Kuvendit, ndërkaq deputetët t’u bashkëngjiten të njëjtëve”, thonë nga Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi.

Sipas tyre, mandati i kuvendarëve vazhdon ende, siç shtojnë ata, Veljanovski, nuk e ka thirr Kuvendin vetëm për shkak të mungesës së sjelljes përgjegjëse shtetërore që të mbrohen interesat e VMRO-DPMNE-së.

“Presim që të sigurohet mbështetje nga 62 deputetë që Parlamenti të mbajë seancë dhe të vazhdojë të funksionojë në normalitet”, shtuan nga koalicioni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button