Berisha pret drejtuesit e USAID-it

Ish-kryeministri Berisha priti në një takim ndihmës administratorin e USAID për Europën dhe Euroazinë, Thomas O’ Melia, i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan Donald Lu.

Duke biseduar për reformën në Drejtësi, Berisha tha se ajo u shty dhe u ngadalësua pasi Kryeministri Rama refuzoi konsensusin. Krimi i lidhur me nivelet më të larta të Qeverisë është problemi më kardinal me të cilin përballet vendi,- është shprehur Berisha. Ai përmendi rastet e Arben Frrokut dhe Emiljano Shullazit, për të cilët ambasadori amerikan ishte detyruar të denonconte publikisht lënien e tyre të lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button