Çmenduri: I vdekuri Filipi i Dytë ju flet maqedonasve (VIDEO)

Në një nga kanalet e “Youtub-it”, është postuar një video në të cilën dëgjohen gjoja një thirrje e Filipit të Dytë ndaj protestuesve të “Revolucionit Laraman”, njofton Portalb.

Gjatë fjalimit të improvizuar të Filipit të Dytë, dëgjohet se si ai është duke i nëmur pjesëmarrësit e protestave të “Revolucionit Laraman”.

“Thërija laraman! Murtaja t’u ndjekë tërë jetën. Rrufetë qiellore mbi kokat tuaja të zbrazëta le të bien! Çdo e keqe e shekullit dhe e botës juve të ju bjerë. Zgjebet t’ua heqin shpirtrat e juaja të shitura”, kështu u është “drejtuar” Filipi I Dytë”, gjegjësisht një aktor maqedonas i cili e aktron mbretin e Maqedonisë antike, transmeton Portalb.

Përndryshe kjo video gjithandej është vlerësuar si “çmenduri” më vete, e cila nëpërmjet të nacionalizmit, pjesëmarrësit e protestave të organizuara nga sektori civil gjegjësisht në “Revolucionin Laraman” i quan të shitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button