Maqedonia e shënon ditën botërore të tensionit të lartë apo “vrasësit të heshtur”

Dita botërore e tensionit të lartë (hipertension), 17-maji, për herë të parë është shënuar në vitin 2005 dhe ka për qëllim që ta ngritë vetëdijen publike në lidhje me tensionin e lartë dhe t’i nxisin qytetarët për parandalimin dhe kontrollimit e këtij vrasësit të heshtur, njofton Portalb

Ky vit i tensionit të lartë do të shënohet nën moton “A e di numrin tënd?”.

Çdo i katërti në 10 persona ka tension më të lartë të gjakut, që shpesh nuk diagnostikohen në kohë. Tensioni i lartë lehtë mund të gjendet dhe mund të merren masa për modifikimin e stilit të jetës ose terapi të ndryshme për rregullimin e tensionit të gjakut, por vetëm gjysma e personave nga numri i përgjithshëm janë të vetëdijshëm se e kanë.

Tensioni i lartë është faktori i dytë i cili mund të shkaktojë sëmundje në shtetet në zhvillim, por edhe faktor për goditje në tru dhe dobësim të zemrës. Për përmirësimin e tensionit të gjakut duhet që personat të ushqehen me ushqime të shëndetshme, përdorim të kripës në mënyrë të reduktuar, rritje të aktivitetit fizik, ruajtja nga mbipesha, mospërdorimi i alkoolit dhe ndalimi i pirjes së  duhanit, transmeton Portalb.

Asociacioni i Maqedonisë për Tension të Lartë, bashkë me Shoqatën e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe familjare ditën e tensionit të lartë do ta shënojnë gjatë tërë javës.

Aktivitetit qendror i matjes së tensionit të gjakut dhe ndarja e broshurave dhe informatave për parandalimin e tensionit të lartë do të mbahet përpara përmendores së Nënë Terezës në rrugën “Maqedonia”, më 21 maj në periudhën prej 11 deri më ora 14. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button