Babadimri në Biçikletë në Tetovë

Këtë muaj në Tetovë do të mbahet Masa Kritike #9: Baba Dimri në Biçikletë në organizim të “Tetova në Biçikletë” dhe do të ketë si synim ekologjinë dhe festat e fundvitit.

Për këtë qëllim gjatë periudhës prej 7 deri 11 dhjetor do të organizohen dy aksione ekologjike për grumbullimin e mbeturinave plastike në katër punkte në qytet.

Në punktet e vendosura në Qendrën e Kulturës në Tetovë qytetarët do të mund të vendosin mbeturina të plastikës.

Ato do të grumbullohen do të shitet ndërsa me mjetet e grumbulluara do të blihen paketa për vitin e ri.

Në fund të muajit Baba Dimri në Biçikletë do ti shpërndajë paketat fëmijëve me nevoja të veçanta dhe pengesa në zhvillim.

Lajme të ngjashme

Back to top button