BDI: Nisma përfshin rekomandimet e KSHZ­-së

Konkluzionet e KSHZ­-së për domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor do të jenë baza e iniciativës së re të ngritur nga BDI-­ja.

Këtë, siç njofton Alsat M, e konfirmoi mbrëmë zëdhënësi i BDI-­së, Bujar Osmani, i cili vendimin e këtij institucioni e interpreton si argument se nuk ka kushte për zgjedhje në 5 qershor. Sipas tij, këto dhe të tjera argumente, janë mëse të mjaftueshme për anulimin e kësaj date të cilat gjykata kushtetuese duhet t’i marrë parasyshë.

“Argumentet dhe vlerësimi i KSHZ­-së se nuk ka kushte për zgjedhje në 5 qershor është argument i mjaftueshëm që gjykata kushtetuese të anulojë zgjedhjet e 5 qershorit por natyrisht edhe vendimi i shtyrë i parlamentit për shpërbërje gjithashtu mund të merret si argument”, deklaroi Osmani.

Nga ana tjetër, ish nënkryetar i parlamentit, Besim Dogani mendon se problemi i disproporcionit të madh në numrin e votuesve ka ekzistuar gjithmonë sidomos në njësitë ku ka shumicë shqiptare por fakti që kjo gjë del në skena tani, sipas tij është pjesë e teatrit politik.

“Është një kërkesë shumë e vonuar dhe normalisht që mund të klasifikohet në pjesën e teatrit që bëhet për një kohë më të gjatë në Maqedoni. Mendoj se afati për ndryshime në Kodin Zgjedhor është shumë i shkurtër. Mendoj se kjo assesi nuk do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje për dalje nga kriza në të cilën gjendet aktualisht Maqedonia”, tha Dogani.

Sipas tij, zgjidhja është krijimi i një qeverie me ekspertë të pavarur ku nuk do të kishin gisht partitë politike dhe me mandate të mjaftueshëm për të zbatuar të gjitha reformat e nevojshme përfshirë edhe regjistrimin e popullsisë dhe pastrimin e listës së zgjedhësve.

Nga KSHZ­-ja pretenduan se për problem e disproporcionit të numrit të votuesve në njësitë zgjedhore kanë reaguar edhe më herët por bindja u përforcua pas azhurnimeve të fundit të listës së zgjedhësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button