Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë gjatë hyrjes ilegale në Maqedoni

Katër shtetas të Shqipërisë të cilët ilegalisht kanë hyrë nga Kosova në maqedoni janë arrestuar nga ana e policisë së Maqedonisë, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më 14 maj në ora 19.20 në atarin e fshatit Jazhincë gjatë hyrjes ilegale në Republikën e Maqedonisë nga Republika e Kosovës janë arrestuar katër shtetas të Shqipërisë, L.XH. (25), L.S. (25), Z.Z. (21) dhe Z.I. (20), të gjithë nga Kukësi, Republika e Shqipërisë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se personat janë arrestuar mbrëmë rreth orës 22 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button