Limaj: Për herë të pestë konfirmohet pastërtia e luftës sime

Fatmir Limaj lideri i NISMA-s ka thënë se sot ju drejtohet atyre që për 13 vite e kanë mbështetur dhe i kanë besuar.

“Ju shprehi mirënjohjen time respektin dhe falënderimin që na keni mbështetur dhe keni pas besim në ne”.

Limaj ka thënë se sot për herë të pestë merr konfirmimin e lufta e tij ishte e pastër, njofton Klan Kosova.

“Unë i kam vetëm 3 vite liri, unë nuk jam ndjekur jam persekutuar. Lufta ime është hetuar e gjykuar nga më shumë se 20 gjyqtarë. Sot për herë të pestë marr konfirmimin e drejtësisë se lufta ime ishte e pastër”.

“Vendimi konfirmon drejtësinë dhe luftën tonë të drejtë”.

Limaj ka thënë se pret që edhe në rastet tjera të shokëve të tij të triumfojë drejtësia.

“Pres që edhe ish bashkëluftëtarët e mi që gjenden ne procese gjyqësore që edhe në ato raste drejtësia të triumfojë”.

“Do të jemi gjithmonë në shërbim të së drejtës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button