Përfaqësuesja e Ukrainës Jamala fituese e Eurovizionit 2016

Vitin e ardhshëm edicioni për këngën e Eurovizionit do të mbahet në Ukrainë, përfaqësuesja e së cilës Jamala me këngën “1944” fitoi në Stokholm me 534 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rruga deri tek fitorja ishte e mbushur me shpresa dhe e pasigurt deri në fund të numërimit të pikave, por megjithatë në momentet e fundit, triumfi në fund i takoi këngëtares ukrainase Jamala.

Në një paraqitje shumë emocionale, Jamala këndoi këngën “1944”, e cila tregon vuajtjen e madhe të kombit të saj tatar. Rreth 200 mijë tatarë atë vit në vetëm tre ditë u dëbuan nga Krimea në Siberi, shumica e të cilëve gjatë rrugës kanë vdekur.

Vendi i dytë në edicionin e 61-të të Eurovizionit i takoi Australisë, e cila fitoi 511 pikë, dhe Rusia e treta me 491 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button