Prindërit që nuk i heqin fëmijës kordonin e kërthizës

Tingëllon e çuditshme, por praktika e mosprerjes së kordonit umbilikal të fëmijës, që njihet dhe si lindja “zambak uji”, është gjithnjë e në rritje, transmeton TCH.

Më herët edhe vetë Daily Mail kishte treguar fotot e fotografes Emma Jean Nolan, të një të porsalinduri me plaçentën dhe kordonin e kërthizës duke gërmëzuar fjalën ‘dashuri’.

Por dikush ka hedhur një hap më tej dhe ka folur për këtë alternativë të sjelljes në jetë të fëmijës.

Kim Vale pranon për Australian Women’s Weekly se kontakti i parë me këtë metodëka qënë kur motra e saj lindi fëmijën me këtë metodë.

“Unë nuk dija shumë për plaçentën për të thënë të vërtetën, kështu që ishte shokuese. Nuk mund ta shohësh por e di që ishte atje”, ka thënë Vale.

Por kur erdhi momenti që Kim të lindte fëmijën e vet, mendoi që këtë metodë ta zbatonte edhe për veten e saj. “Fillimisht është pak e vështirë të manovrosh me të volgin. Kisha merak se mos shkëputja e plaçentës do e largonte fëmijën nga krahët e mi? Ishim kaq të kujdesshëm dhe delikat dhe mendoj se bëmë ndryshimin e botës së fëmijës në mënyrë të qetë, nuk po nxitonim me të”, vijon Vale.

Madje znj. Vale shkon edhe më tej, duke e konsideruar ngrënien e placentës në formë ilaçi për fëmijën e saj të dytë. Por megjithatë për fëmijën e aprë thotë se i ka dhënë paqe në mendje. “Kuptuam se fëmija ishte shumë i qetë pas lindjes. Nuk qante për shumë kohë, dhe gjetëm një mënyrë shumë të mirë”, vijon ajo.

Por cila është lidhja shpirtërore me metodën e lindjes “zambak uji”?
Filozofia është se fëmija ka shpenzuar nëntë muaj në bark me plaçentën, dhe heqja e saj kur lind mund t’i shkaktojë fëmijës dhimbje dhe shqetësime.
Ndërsa në vend të kësaj, lindja e metodës ‘zambak uji’ i jep mundësi plaçentës të bjerë bashkë me kërthizën në mënyrë natyrale dhe fëmija të vijë i paqtë në botë.
Plaçentës bashkë me kërthizën do i duhen 10 ditë që të bjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button