Vijat në lëkurë (striat) mund të hiqen edhe natyrshëm

Sipas dermatologëve, vijat në lëkurë janë një dukuri mjaft e zakonshme tek femrat  dhe vijnë si rezultat i shtimit apo rënies shpejtë nga pesha. Zakonisht, ato shfaqen në zonat ku kamë tepër yndyrë, si për shembull në bark, tek të pasmet, tek kofshët etj. Pavarësisht shumë trajtimeve që qarkullojnë në klinika dhe qendra të ndryshme dermatologjike, të cilat në realitet, nuk ju garantojnë largimin 100% të tyre, ekzistojnë disa mënyra natyrale, pa efekte anësore, të cilat nuk humbisni asgjë ne rast se ju jepni një shans dhe i provoni!

Ato, ashtu si çdo trajtim tjetër, nuk mund t’ju garantojnë  largimin e shenjave plotësisht, por, në rastin më të keq, do largojnë sasinë më të madhe të tyre.

1. Lëng patateje Lëngu i patates ndihmon shumë në largimin e shenjave në lëkurë. Ajo përmban shumë elemente të cilat japin një ndihmë të veçantë në largimin e tyre. Për shkak të prezencës së madhe të antioksidantëve, bëhet e mundur që dëmtimi i qelizave, përfshirë këtu edhe të lëkurës tuaj, të ndalohet apo të parandalohet.

Përbërësit: 1 patate në madhësi mesatare dhe ujë të ngrohtë. Priteni pataten në copa të mëdha me anë të një thike dhe vendosini ato mbi vijat në lëkurën tuaj. Lërini aty për rreth 10 minuta dhe më pas, shpëlajeni vendin me ujë të ngrohtë.

2. Aloe Vera Aloe Vera është një ndër bimët më të njohura për kurimin dhe largimin e shenjave dhe vijave në lëkurë. Ajo përmban kolagjen, një ndër proteinat më të fuqishme për pastrimin dhe elasticitetin e lëkurës. Ky element ndihmon jashtë mase në largimin dhe parandalimin e rrudhave dhe gjithashtu, e bën lëkurën më elastike se më parë. Përbërësit: një copë Aloe Vera dhe ujë. Priteni me thikë Aloe vera-n për të pasur kontakt me pjesën xhelatinoze të saj që gjendet poshtë cipës jeshile. Lyejeni vendin me vijat në lëkurë me këtë xhel dhe lëreni aty për rreth 3 orësh. Më pas shpëlajeni.

3. Lëng limoni Lëngu i limonit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ndihmën që jep për largimin e vijave në lëkurë. I pasur me vitaminë C dhe acid Alpha hidroksid (AHA), i njohur gjithashtu si elementi që prodhon kolagjenin. Në rast se do keni lexuar pak më sipër, e dini mjaft mirë se pse kolagjeni është kaq thelbësor! Përbërësit: 1 kokërr limoni dhe ujë të ngrohtë. Prejeni limonin në gjysmë dhe fërkojeni pjesën me vijat në lëkurë me këtë limon duke e lyer plotësisht me lëngun e tij. Lëreni ashtu për rreth 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

4. Vaji i ullirit Vaji i ullirit përmban 4 antioksidantët më të fuqishëm! Antioksidantë të cilët shërbejnë si pastrues, hidratues, mbrojtës dhe regjenerues të lëkurës. Përveç këtyre antioksidantëve, gjithashtu vaji i ullirit përmban vitaminë A dhe E. Vitamina E ndihmon ndihmon në zhdukjen dhe eliminimin  elementëve të cilët dëmtojnë kolagjenin. Vitamina A stimulon qelizat e lëkurës dhe parandalon rudhat dhe shenjat në lëkurë duke rritur qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e lëkurës. Përbërësit: vaj ulliri dhe ujë. Masazhojne butë në sipërfaqen e lëkurës dhe më pas,  pastrojeni atë zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button