Kush do t’i hapë dyert e Kuvendit?

Ka nisur beteja për gjetjen e mekanizmave juridik nëpërmjet të cilëve duhet të thirret seancë kuvendare që të shfuqizohet vendimi i sjellë më 23 shkurt për shpërbërjen e Kuvendit më 7 prill, ndërkaq zgjedhjet të mbahen më 5 qershor, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Te kush është çelësi?

Nga BDI tani për tani nuk deklarojnë se nëpërmjet cilave aktivitete planifikojnë që t’i hapin dyert e Kuvendit.

“BDI do të iniciojë procese për mbajtjen e seancës në Kuvend”, kështu ka shkruar mbrëmë në rrjetin social Twitter, shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, duke shtuar se hapin e parë do ta bëjnë sot, ndërkaq ka shpresuar në përkrahjen nga të gjitha partitë..

Porosia në rrjetin social Twitter, është e shkurtër dhe nuk ka ndonjë sqarim më të detajuar në lidhje me atë se çfarë konkretisht do të ndërmerr kjo parti.

Ndryshe nga Grubi, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë që forma e vetme juridike është që të paraqitet iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese që ta shqyrtojë vendimin për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë.

Megjithatë, sipas ekspertëve juridik, ajo iniciativë rëndë se do t’i hapë dyert e Kuvendit, sepse shumica në Gjykatën Kushtetuese sipas të gjitha gjasave do ta hedhë poshtë këtë iniciativë nën arsyetimin se bëhet fjalë për akt juridik edhe pse realisht ka të bëj me të drejtat e të gjitha qytetarëve që i zgjedhin deputetët që i përfaqësojnë ata në Kuvend. E dyta, madje edhe nëse pranohet iniciativa, duke pasur parasysh dinamikën me të cilën punon Gjykata Kushtetuese, do i duheshin disa muaj që të sqarohen për atë (edhe pse ka pasur përjashtime). Sipas saj, koha nuk punon në dobi të kësaj procedure.

Nga ana tjetër qarqet partiake vlerësojnë se mënyra më e mirë dhe më efikase do të ishte që Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ose shumica e anëtarëve të saj ta informojë kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, që nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje dhe të kërkojnë që të caktohet seancë në të cilën ato do të anuloheshin.

Iniciativa e tretë është nga Lidhja Demokratike e cila u bën thirrje partive parlamentare që nuk kanë dorëzuar lista për deputetë në KSHZ dhe nuk marrin pjesë në procesin zgjedhor, t’i bashkëngjiten iniciativës për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.

Sipas LD-së, në atë seancë, do të duhet të sillet vendim për anulimin e zgjedhjeve dhe të fillohet procedurë për përgjegjësi nga presidenti Gjorge Ivanov, për shkak të keqpërdorimit të funksionit.

“Me nënshkrimet e 63 deputetëve, kryeparlamentari Trajko Veljanovski, patjetër të thirr seancë që tanimë me rendin ditor të propozuar. Në vend që të presim zgjidhje nga të huajt, ju bëjmë thirrje në unitet dhe në aksion pro-aktiv”, shkruhet në kumtesën e LD-së.

Partia në fjalë pret që kësaj iniciative t’i bashkëngjiten edhe deputetët e pavarur, por edhe deputetët e BDI-së, PDSH-së dhe Unitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button