Grubi: BDI do të fillojë procedurë për mbajtje të seancës në Kuvend

“BDI do të iniciojë procese për mbajtjen e seancës në Kuvend”, kështu ka shkruar në rrjetin social Twitter, shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, duke shtuar se hapin e parë do ta bëjnë sot, ndërkaq ka shpresuar në përkrahjen nga të gjitha partitë, njofton Portalb.

Porosia në rrjetin social Twitter, është e shkurtër dhe nuk ka ndonjë sqarim më të detajuar në lidhje me atë se çfarë konkretisht do të ndërmerr kjo parti.

Përndryshe, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për Portalb konfirmoi se partia e tij nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit dhe njëkohësisht paralajmëroi se BDI në bisedimet për dalje nga kriza ka plan konkret. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button