Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff përballë gjykatës

Me 55 vota pro dhe 22 kundër, senati brazilian ka vendosur që të pezullojë nga detyra Presidenten e vendit, Dilma Rouseff, me qëllim dërgimin e saj përballë gjykatës. Presidentja akuzohet për manipulimin e financave publike me qëllim fshehjen e rritjes së borxhit publik në vitin 2014, përpara zgjedhjes së saj për një mandat të dytë në krye të vendit. Hetuesit do të kenë mundësi që ta hetojnë Presidenten në ikje për një afat gjashtë mujor, ndërkohë që në vend të saj do të vendoset përkohësisht zv. Presidenti aktual, Michel Temer.

Senati Brazilian ka vendosur që të pezullojë nga detyra Presidenten e vendit, Dilma Rouseff, me qëllim dërgimin e saj përballë gjykatës. Dhoma e lartë e Parlamentit votoi me 55 vota pro dhe 22 kundër pas një seance që zgjati më shuëm se 20 orë. Rousseff do të qëndrojë e pezulluar për gjashtë muaj për t’i lënë hapsirë organeve hetuese që të investigojnë në lidhje me akuzën e manipulimit të financave publike nga ana e qeverisë me qëllim fshehjen e rritjes së borxhit publik. Partitë opozitare e kanë akuzuar Rousseff se kjo ishte një iniciativë e marrë përsipër prej saj, përpara rizgjedhjes së saj për një mandat të dytë në vitin 2014.

Ndërkohë, në rrugët dhe sheshet të Sao Paolos, mijëra qytetarë kanë protestuar ashpër kundër Presidentes. Ata janë konfrontuar edhe fizikisht me forcat policore ndërkohë që gjatë protestave nuk kanë munguar incidentet.

Por përvec protestave, në vend ka patur edhe kundërprotesta në shenjë mbështetjeje ndaj Presidentes tashmë të pezulluar Dilma Rousseff. Kjo e fundit pritetet që të zëvendësohet nga zv. Presidenti Michel Temer. Më herët, presidentja bëri një përpjekje të fundit për të ndalur pezullimin, duke e dërguar cështjen pranë Gjykatës supreme, por ishte pikërisht kjo e fundit që hodhi poshtë kërkesën e saj, transmeton Oranews.tv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button