Ndërro “paswordin”, hakerat kanë vjedhur 2 milionë!

Hakerat kanë vjedhur ”paswordët” e gati dy milionë llogarive në Facebook, Google, Twitter, Yahoo dhe faqeve të tjera, sipas një raporti të publikuar këtë javë. Sulmi masiv i vjedhjes së të dhënave ka ardhur si pasojë e një softueri, i cili është instaluar qëllimisht në një numër të paqartë kompjuterësh, në të gjithë botën, theksojnë studiuesit e sigurisë kibernetike të kompanisë “Trustwave”. 

Ky softuer ka vepruar gjatë muajit të kaluar dhe ka dërguar të dhënat e përdoruesve në një server të kontrolluar nga hakerat. Disa ditë më parë, studiuesit e “Trustwave” gjurmuan serverin dhe e lokalizuan diku në Hollandë. Ata zbuluan se janë vjedhur të dhënat e më shumë se 93.000 personave, përfshirë; 

318,000 llogari në Facebook 
70,000 llogari në Gmail, Google+ dhe YouTube 
60,000 llogari në Yahoo 
22,000 llogari në Twitter 
9,000 llogari në Odnoklassniki, rrjet social rus 
8,000 llogari në ADP 
8,000 llogari në LinkedIn

Lajme të ngjashme

Back to top button