LR-PDSH i dërgon letër përfaqësuesit gjerman Johanes Hajndëllit

Lëvizja për Reforma në PDSH, me rastin e ardhjes së përfaqësuesit gjerman për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni i dërgon letër në të cilën shkruhet:

Shkëlqesisë së Tij, z.Johannes K. Haindl,

Jemi mirënjohës që Bundestagu gjerman shpreh vullnetin e mirë për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike që mundon Maqedoninë një kohë të gjatë.

Emërimi i një diplomati me përvojë të jashtëzakonshme në krye të detyrës, tregon seriozitetin me të cilin Republika Federale e Gjermanisë i qaset zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, si shtet pretendent për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe NATO.

Gjatë periudhës së kaluar në Maqedoni u zhvilluan negociata për dalje nga ngërçi politik, por që u karakterizuan me mos transparencë të plotë për opinionin dhe nuk rezultuan të sukseshme, përkundrazi komplikuan edhe më shumë situatën. Procesi u karakterizua edhe me mospërfilljen e partive tjera politike, sektorit civil dhe ekspertëve, gjë që solli edhe pakënaqësi të shprehur me revoltë dhe protesta nga sektori civil dhe partitë opozitare.

Konsiderojmë që kësaj radhe, opinioni detyrimisht duhet të informohet për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa në bisedime duhet të ftohet edhe opozita shqiptare, përshkak se partitë shqiptare BDI dhe PDSH, si pjesëmarrës në sajimin e kësaj krize, nuk kanë legjitimitetin e duhur të negociojnë në emër të shqiptarëve.

Lidhur me Kodin zgjedhor, konstatojmë se Maqedonisë domosdoshmërisht i ndryshim i modelit zgjedhor me qëllim rritjen e nivelit të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit. Në funksion të kësaj, ne si LR-PDSH kërkojmë të shqyrtohen me kujdes të veçantë këto pika:

  1. Reduktimin e njësive zgjedhore nga 6 në 1 njësi zgjedhore të vetme, me qëllim që vota e çdokujt të jetë e vlefshme.
  2. Lista të hapura zgjedhore.
  3. Riformatim të KSHZ-së me përfaqësues jopartiak dhe profesionist.
  4. Shqyrtimin e 330.000 votuesve të dyshimt dhe shlyerjen e tyre.
  5. Ligj të ri për mediat.
  6. Shkarkimin e Komisioneve aktuale në vendvotime dhe emërimin e Komisioneve të reja, si dhe nxjerjen përpara përgjegjësisë të atyre që kanë qenë pjesëmarrës në falsifikimin e legjitimitetit gjatë proceseve të kaluara zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button