Egjipt, revolucion anti-grusht shtetit në ditën e referendumit

Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit ka bërë thirrje për bojkotimin e referendumit të planifikuar kushtetues, dhe bëri thirrje për një revolucion të ri në ditën kur mbahet referendumi.

“Ne nuk do të marrim pjesë në referendum dhe do të bëjmë thirrje për një valë të re revolucionare në ditën e referendumit,” tha Mahmoud Fat’hi, kryetar i Partisë Fadilah, dhe një figurë e shquar e Aleancës.

Fat’hi nuk dha hollësira, megjithatë, nëse Aleanca, e cila është blloku kryesor i mbështetësve të presidentit Muhamed Mursi, ka vendosur zyrtarisht që të marrë një vendim të këtillë, pritet edhe dështimi i referendumit të sponsoruar nga grusht-shteti.

Ndërsa të mërkurën, një burim i Aleancës tha për Anadolu Agency se blloku anti-grusht shtetit do të vendosë të hënën nëse Aleanca do të marrë pjesë në referendumin e planifikuar, që pritet të mbahet në janar.

Të dielën, presidenti i përkohshëm i grusht shtetit Adly Mansour mori një version të finalizuar për kushtetutën e Egjiptit.

Votimi i referendumit është një nga shtyllat kryesore të udhërrëfyesit imponuar nga ushtrisa, e që synon për tranzicion politik pas përmbysjes së Muhamed Mursit. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button