Ekskluzive: Lajm i pasaktë dhe i paverifikuar

[Recension: ЕKSKLUZIVE: Ivanovi ka marrë ndalesë për udhëtim jashtë vendit, ndërsa Gruevski që nga pasditja e sotme është në Sistina]

Ky “tekst” është shembull klasik se si nuk duhet të duket një artikull profesional. Në dy fjali ka aq shumë spekulime, pohime të pakonfirmuara, teza të paargumentuara, të pavërteta, plus gabime gramatikore dhe drejtshkrimore, që e bën këtë përmbajtje jokualitative dhe jashtë të gjitha rregullave gazetareske. Mund të kalojë vetëm si muhabet kafeneje.

dokaz ivanov gruevski sistinaLinku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: Ivanovi ka marrë ndalesë për udhëtim jashtë vendit, ndërsa Gruevski që nga pasditja e sotme është në Sistina

Data dhe koha e publikimit: 09.05. 2016

Data e recensionit: 11.05.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

MUHABET KAFENEJE

E pavërteta e parë e “tekstit”, se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka pësuar infarkt, ra në ujë që të nesërmen. Njeriu që ka përjetuar sulm në zemër vështirë se mund të paraqitet në tre vende brenda një dite, dhe siç mund të shihej, ai dukeshte mjaft i shëndoshë.

Ajo që ka mundur më lehtë të bëhet, është të kontaktohet spitali që përmendet në këtë material dhe të konfirmohet ose të përgënjeshtrohet ky spekulim. Kjo nuk është bërë, kështu që lihet mundësia se qëllimisht është lëshuar ky spekulim në publik, vetëm e vetëm që të krijohet panik, para seë gjithash, te anëtarët e VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe, edhe drejtori i Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, deklaroi дse është krejtësisht i pasaktë dhe i trilluar informacioni se kryetari i partisë në pushtet, Nikolla Gruevski, ka probleme shëndetësore.

Pasi dolën të gjitha këto tekste në publik, është tentuar që të lahet turpi nga e pavërteta paraprake, dhe me një titull krjetësisht vullgar, “Hamë m…t i gjallë ështëëëë, do ta gjykojmëëëë, nuk mund të shpëtojë: Gruevski më në fund u paraqit (FOTO)“, portali e demanton vetëveten. Publikimi paraprak, akoma nuk është fshirë.

“Artikulli” as në aspketin teknik nuk është i pajisur me elementet e nevojshme – mungon fotografia, e as nuk ka nënshkrim të autorit.

Spekulim i pastër është edhe pohimi i dytë në “tekst”:

“E për Horhen ose Ivanovin, gjoja kryetarin tonë, i cili i amnestoi të gjithë kriminelët, kuptojmë se sot pasdite në kabinetin e tij ka arritur njoftim nga BE-ja për ndalesën e tij për udhëtim në të gjitha 28 vendet e BE-së plus SHBA-të.”

Edhe në këtë rast nuk mund të vërehet se është bërë përpjekje për të fituar informatë zyrtare nga kabineti i kryetarit të vendit ose nga Misioni i BE-së në Maqedoni.

Marrë në përgjithësi, një publikim shumë i keq, që aspak nuk mund të quhet tekst gazetaresk, për shkak se është shumë larg kësaj.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button