Rebelët sirianë sulmuan lagjet e banuara të Aleppo

Militantët e opozitës ndërmorrën një sulm intensiv me mortaja mbi lagjet e banuara në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo.

Si rezultat i këtij sulmi humbën jetën 17 persona, 30 të tjerë janë plagosur, njofton policia e qytetit.

Konflikti midis forcave të armatosura të opozitës dhe trupave të qeverisë nuk po rresht në Siri që nga marsi i vitit 2011.

Sipas të dhënave të OKB-së, viktima të konfrontimit të përgjakshëm gjatë kësaj kohe janë bërë më shumë se 100 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button