BDI nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

“BDI nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paraparë të mbahen më 5 qershor”. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për “Portalb.mk”, i cili ka thënë që partia e tij nuk do të dorëzojë listë për kandidatë të deputetëve në afatin e paraparë i cili kalon sonte në mesnatë.

Osmani për Portalb, tha se bisedimet për dalje nga kriza politike vazhdojnë.

Nga VMRO-DPMNE, ende nuk kanë qëndrim zyrtar. Jo-zyrtarisht nga partia në pushtet, flitet se të gjitha opsionet janë të mundshme, për atë nuk duhet të shpejtohet me prognoza.

Qëndrimi i LSDM-së është që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe për këtë, nuk do të dorëzojnë listë me kandidatë për deputetë. Edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje tha që partia e tij nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit duke mos dhënë ndonjë datë të caktuar, por duke theksuar se zgjedhjet duhet të mbahen atëherë kur do të plotësohen kushtet.

PDSH ende nuk kanë qëndrim zyrtar se a do të marrin pjesë në zgjedhje apo jo. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button