Vendosja e kamerave në auto shkolla, kandidatët thonë se janë nën presion

Kamerat vazhdimisht xhirojnë veturat e auto shkollave, gjatë mbajtjes së orëve të vozitjes nga kandidatët për patentë shoferi. Materialet e incizuara prej 40 minutave vozitje me kandidatët duhet të barten tek arkivi i auto shkollës. Nëse kandidatët gjatë vozitjes nuk arrijnë në kohën e caktuar, atëherë ato orë të mbajtura nuk vlejnë, dhe duhet të përsëriten, njofton TV21.

Reagojnë edhe instruktorët, të cilët thonë se shpesh kanë probleme me kamerat, pasi që ato shkyçen në rrugë me gropa.

“Jemi nën presion të madh me vendosjen e kamerave, si ne instruktorët, ashtu edhe kandidatët. Ajo shpesh tërheq vëmendjen derisa jemi duke vozitur, ndërsa ndodhë që ato shpesh të shkyçen nëpër rrugët e pa ndërtuara mirë dhe për këtë nëse shkyçet, atëherë ora e vozitjes mund të dështojë”, tha Elizabeta Taskovska, Instruktore.

Transferimi i materialeve të regjistruara bëhet përmes kartelave, të cilat arkivohen në arkivin e autoshkollës. Sipas ligjit, të gjitha regjistrimet duhet të ruhen 20 ditë nga dita

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button