Sa kanë ngjashmëri politikat e Gruevskit dhe të Vuçiqit? (VIDEO)

“Shkupi 2014”, “Beogradi në ujë 2020”, hapja e fabrikave, arrestime masive të kriminelëve, banjë falas për pensionistët, caktimi i terminit te mjeku amë dhe te specialisti si dhe zgjedhje të parakohshme më 24 prill, që për dallim nga Maqedonia, në Serbi u mbajtën, njofton TV21.

Këto janë një pjesë e ngjashmërive ndërmjet projekteve të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevskit dhe kryeministrit aktual serb Aleksandër Vuçiq, i cili më 24 prill, përsëri e fitoi besimin e popullit. Përkundër faktit se që të dy kanë lindur në vitin 1970, ngjashmëri tjetër që kanë partitë e tyre është zhvillimi dhe sfondi i ngjashëm ideologjik që bazohet në nacionalizëm, populizëm dhe konservatorizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button