Veseli krenar me mbështetjen që po e merr si kryetar i PDK-së

Kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i gëzuar për urimet që po merr me rastin e zgjedhjes Kryetar i PDK-së.

Ai thotë së është i mbushur me entuziazëm dhe se është krenar për këtë mbështetje, transmeton Koha.net.

“Jam shumë i gëzuar e mirënjohës për urimet e panumërta që më kanë ardhur nga brenda e jashtë vendit. Sot e nisa ditën e parë si Kryetar i Partisë Demokratike i mbushur me entuziazëm dhe krenar për mbështetjen që më keni dhënë. Sot pasdite ju mirëpres në Pallatin e Sporteve të Prishtinës për të vazhduar punimet e ditës së dytë të Konventës së Shtatë Zgjedhore”, ka shkruar Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button