Një fëmijë i tretë për Blendi Fevziun?

Moderatori i njohur i Tv Klan ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, ku ka rrëfyer edhe një pjesë të jetës së tij jashtë “Opinionit”. Në rubrikën “E kam bërë, s’e kam bërë”, Blendi ka sqaruar mes të tjerash edhe thashethemet se në qendër të Tiranës vijon të ndërtohet një pallat i tij: “Kjo është histori e kotë. E vërteta është që familja ime ka lidhur kontrata me ndërtues për disa prona të trashëguara. Në atë pallat, unë kam rreth 300 – 400 metra katrorë, të cilat kanë qenë të sime mëje dhe unë i kam përfituar pasi ajo ka ndërruar jetë, me anë të një testamenti publik. Nuk kam qenë kurrë ndërtues dhe nuk jam marrë kurrë me ndërtime…” – tregon Blendi ndër të tjera.

Ndërkohë, sa i përket profilit të babait, Blendi tregon se për vajzën e madhe është shpesh në dilemë nëse ajo të ardhmen ta shohë në Shqipëri apo jashtë saj: “Këtë e kam dilemën më të madhe, që të jem i sinqertë. Dikur mendoja si mund të shkojë vajza ime jashtë vendit, kur unë kam ndërtuar një jetë këtu. Ajo trashëgimia, jo vetëm financiare, vlejnë deri diku në një moment të caktuar…” – thotë ai ende i pasigurt për këtë pjesë.

Ndërsa për pikën e tij të dobët, të voglën Alis, Blendi thotë se mezi pret të kthehet në shtëpi dhe ta gjejë pa fjetur. Por, nëse në të ardhmen do të ketë edhe një djalë në familjen e tyre, ai thotë duke qeshur: “Ah, nuk e di akoma, nuk e kam menduar këtë. Por jam shumë i lumtur me vajzën e vogël që ka ardhur në jetë. Kam rigjetur një dimension tjetër dhe vrapoj të shkoj në shtëpi që ta kap pa fjetur akoma, se është akoma e vogël dhe mezi pres në darkë që të kthehem e ta puth.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button