Në Eurovision dinë edhe diçka tjetër për Eneda Tarifën (VIDEO)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Eneda Tarifa, ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit edhe për marrëdhënien me gazetarët e sajtit zyrtar të Eurosongut, Wiwibloggs. Pas intervistës së paedituar të këngëtares sonë pak ditë më parë, duket se Eneda e ka “rregulluar” marrëdhënien me çunat e blogut. Menjëherë pas provës së parë të këngës “Fairytale”, komentet ishin pozitive, edhe pse nuk mungoi cinizmi sa i përket performancës së varfër në skenë.

Megjithatë, vetë Eneda duket që po e shijon mjaft këtë eksperiencë. Edhe pas kësaj surprize të bukur që ka zbuluar së fundi. Gjatë intervistës për Wiwibloggs, pas provës së saj të parë, Eneda ka zbuluar se gazetarët e Eurosongut njihnin jo vetëm vijën melodike të njërës prej hiteve të saj “Me veten”, këngë me të cilën Eneda ka fituar Top Fest 7, por edhe disa fjalë të tekstit të saj (pengesat, me siguri, këngëtarja do t’ua mësojë deri në fund të Eurosongut).

@wiwibloggs guys surprizes me always ????

A video posted by EnedaT (shumes) ? (@enedatarifa) on


Pas kësaj videoje që këngëtarja ka postuar në faqen e saj në Instagram, tregon se djemtë e Wiwibloggs-it e surprizojnë dita-ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button