Enrique: Barça triumfon në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, nuk ka dyshime se lojtarët e tij do t’ia dalin me sukses në ndeshjet ndeshje të mbetura.

Spanjolli mendon se katalunasit nuk do të dështojnë për ta përmbyllur siç ka thënë ai, një sezon tejet të mirë, e për t’u shpallur për herë të dytë me radhë kampion të La Ligës.

“Titulli i La Ligës është ajo që ne kemi luftuar për gjatë gjithë sezonit. Unë jam optimist. Tre ndeshjet tona të fundit janë të vështira, por unë e shoh ekipin në formë të mirë”.

“Unë mund vetëm t’i komplimentoj lojtarët e mi, ata kanë luajtur shkëlqyeshëm këtë sezon. Duhet të vazhdojmë njëjtë edhe në këto ndeshje të mbetura, për ta kompletuar një sezon të suksesshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button