Si të përmirësoni shëndetin me 6 gjeste të thjeshta

Një stil jetese i shëndetshëm nënkupton që duhet të praktikojmë një disiplinë në t’u ushqyer, të jemi më aktivë dhe të luftojmë mikrobet. Të gjitha këto kërkojnë përpjekje për t’u realizuar, megjithatë duhet ta fillojmë duke pasur parasysh hapat e mëposhtme të cilat kanë një impakt të mirë në shëndet.

Nëse doni që të jeni sa më të shëndetshëm, duhet t’i kushtoni një vëmendje të veçantë ushqimeve që konsumoni si dhe aktiviteteve që ushtroni gjatë ditës. Sigurisht që të jetuarit shëndetshëm kërkon shumë përkushtim. Por ja disa ndryshime të vogla që ju mund të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj pa shumë mundim…

1. Ndryshimi dhe të fillojë nga frigoriferi juaj. Frutat dhe perimet duhet që të vendosen përbri ushqimeve të tjera të shëndetshme si jogurti dhe sallatrat, në mënyrë që kur të hapni frigoriferin t’i keni në nivelin e syrit.

2. Ecja e shpejtë. Në pushimin tuaj të punës, fare mirë mund të dilni dhe të bëni një ecje të shpejtë, do të shihni që rezultatet do të jenë të mrekullueshme.

3. Praktikoni frymëmarrjen e thellë. Kjo do të ndihmojë që të menaxhoni edhe stresin. Filloni duke marrë frymë ngadalë ndërkohë që numëroni deri në 5. Më pas mbajeni pak frymën dhe lëshojeni përsëri ngadalë duke numëruar deri në 5.

4. Konsumoni vakte (snacks) të shëndetshëm. Zgjidhni që të konsumoni fruta, qofshin ato edhe të thata në vend të lëngjeve që mund të përmbajnë sasi të lartë sheqeri.

5. Pini ujë para kafes së mëngjesit . Ky veprim ndihmon që ju të ndiheni me plot energji gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button