Kolonë e automjeteve transportuese në Tabanoc

Për shkak të problemeve në anën serbe të vendkalimit kufitar Tabanoc, është bërë një kolonë e gjatë e automjeteve të rënda transportuese dhe kalimi i tyre në kufi zhvillohet shumë ngadalë.

Lidhja Automote e Maqedonisë kumtoi se nuk ka ngecje në qarkullimin e automjeteve motorike.

Komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në vend zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe të pastërta. Për shkak të temperaturave të ulta është e  mundur paraqitja e ngricave në vendet ku nuk i bie dielli. Për shkak të paraqitjes së mjegullës është vërejtur dukshmëri e zvogëluar në Kërçovë deri në 60 meta dhe në Gradsko deri në 30 metra.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim  të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button