Shokon Rovena për pronën: Kam lidhje me një mafioz!

Prej ditësh qarkullon në media konflikti i pronës që këngëtarja e njohur Rovena Dilo ka me dajën e saj. Sot, në një intervistë për gazetën “Panorama”, këngëtarja shpjegon me detaje konfliktin për pronën, i cili duket të jetë i hershëm dhe të fshehë pas vetes edhe emra të njohur të politikës, siҫ janë edhe Tom Doshi me Ndriçim Babasin.

Pak ditë më parë, Rovena ka shkruar një letër të hapur publike, pas së cilës reagimet nuk qenë të pakta. Siҫ tregon ajo, reagimet do të vinin: “Unë e dija që “zotërinjtë e politikës”, që duan të vjedhin pronën e familjes sime, do të reagonin në këtë mënyrë. Frikacakët fshihen gjithmonë pas dikujt tjetër dhe këtë herë, si çdo herë tjetër në këtë çështje, përdorën dajën, veglën dhe viktimën e tyre. Daja im është një burrë i moshuar, i pamartuar dhe pa trashëgimtarë, dhe është një nga 8 fëmijët e gjyshit tim të ndjerë, Naim Vreto. Ai, në pronën në fjalë dhe në të gjitha pronat e gjyshit tim, ka vetëm 1/8-ën” – tregon Rovena për duke shtuar se daja i saj, “për 5 vjet me radhë ka përfituar gjysmën absolute të fitimit, ndërkohë që duhet të merrte vetëm 1/8-at e gjysmës. Në momentin që ai deshi ta kishte të gjithin për vete, aktivitetin dhe truallin, filluan kontradiktat. Ky ishte momenti kur ai u largua, por, ndërkohë, aktiviteti vazhdonte ecurinë e tij.”

Siҫ shpjegon më tej këngëtarja, konflikti mes saj dhe dajës ka lindur nga një akt-dhurimi totalisht të pavlefshëm,  nga i cili daja i saj pretendon të jetë i vetmi përfitues. “Kjo çështje është në një proces gjyqësor themeli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës. Nuk është hera e parë që ai është i paditur dhe çështja është fituar, një herë në 2004-ën, atëherë kur familja për herë të parë zbuloi mashtrimin e tij dhe më vonë në 2007-ën, ku ajo u pushua me kërkesën e tij përpara trupit gjykues, me premtimin përpara fëmijëve të tjerë se gjithçka do ta zgjidhte ai vetë me mirëkuptim. Kjo pronë është një pasuri familjare. Si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve. Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj.”

Por, në konfikt për pronën e këngëtares janë përfshirë edhe emra të njohur të politikës si Ndriçim Babasit dhe Tom Doshi, të cilëve me gjasë u është shitur prona nga daja i Rovenës. Megjithatë, Rovena tregon: “Ndriçim Babasi ka dashur ta ndërtojë këtë tokë. Nuk e ka realizuar dot në kohën kur në pushtet ishte partia në të cilën ai aderon, dhe kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, ai u mundua t’i bashkëngjiste aferës një deputet të forcës aktuale në pushtet, për t’i pasur gjërat më të thjeshta, sipas logjikës së tyre të zhvatjes dhe të përfitimit. Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai, si bir i një familjeje me shumë fëmijë, e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njërit, por janë të të gjithëve. Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi, si një djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njërit prej trashëgimtarëve. E kanë shumë të qartë të dy ata që kjo është një përpjekje e kotë dhe e dështuar. Prona e nënës sime do të shitet apo do të tjetërsohet, kur nëna ime, tezet e mia dhe dajat e mi, do të hedhin firmën dhe do të vendosin për këtë gjë.”

Edhe pse ndihet e tradhtuar nga sistemi gjyqësor, Rovena beson se e drejta do të vihet në vend: “Nuk ma heq shpresën dhe besimin që ka edhe gjykatës të drejtë dhe të aftë, të cilët dinjiteti që iu fal edukimi juridik, nuk i lë të bien në kurthet e korrupsionit të ndyrë. Unë do të besoj te këta njerëz deri ditën e fundit dhe do të luftoj që çështjet e mia dhe të familjes sime të kenë fatin e së drejtës”, por shton se fat ii saj i keq është lidhja me “kam lidhje me një mafioz dhe për fatin tim të keq, kam lidhje gjaku me të. Ky mafioz i vetëm i jetës sime është daja im, Agroni, i cili guxon të çojë nëpër mend të bëjë mafiozllëqe me pronën e familjes sonë.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button