Zakonet e tmerrshme të të jetuarit vetëm – sipas studimeve

“I dashuri është jashtë qytetit, kështu që ndoshta për darkë do të hash një akullore dhe kokoshka, apo jo?” Të ka ndodhur ndonjëherë një situatë e ngjashme? Shpeshherë? Nuk je e vetmja. Kjo zgjidhje është intuitive. Nëse je vetëm, nuk mendon asnjëherë të ushqehesh shëndetshëm, por gjen zgjidhje të shpejta për të ngrënë vakte dhe ushqime aspak të shëndetshme.

Një studim i fundit nga “Queensland University of Technology” konfirmon se njerëzit që hanë vetëm kanë më pak gjasa të kenë dietë të shëndetshme. Studiuesit zbuluan se njerëzit që jetojnë vetëm, jo ​​vetëm që hanë gjëra nga më të ndryshmet, por njëkohësisht hanë edhe më pak fruta dhe perime.

Studiuesit dhanë një listë me ide për arsyet që mund të kontribuojnë në zakonet e këqija dhe dietat e pashëndetshme që i detyrojnë njerëzit që jetojnë vetëm të bëjnë zgjedhje të tilla.

Së pari, kush jeton vetëm ka mungesë përgjegjësie për të tjerët, në këtë mënyrë as inkurajim nga ata për të ngrënë në mënyrë të shëndetshme.

Së dyti, mungesa e kënaqësive sociale të të ngrënit me familjen, me shoqet e dhomës apo me kolegët e punës, mund të çojë në ngrënie shumë të shpejtë dhe në pjesën më të madhe të rasteve në ushqime të gatshme.

Mungesa e aftësisë për të gatuar, sidomos për meshkujt, mund të jetë gjithashtu pjesë e problemit. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për njerëzit e divorcuar ose të ve, që më parë kanë qenë edukuar me ushqimin nga partneri në shtëpi.

Studimi zbuloi gjithashtu se meshkujt që jetojnë vetëm ushqehen më keq se femrat që jetojnë vetëm dhe kjo është e kuptueshme.

Si përfundim, njerëzit që jetojnë vetëm hanë më pak fruta dhe perime, për shkak se dikush që jeton vetëm e ka më të vështirë për të mbajtur në shtëpi gjëra të freskëta, sepse nuk shkon të bëjë pazar. “Faktorët ekonomikë shpjegojnë gjithashtu se njerëzit që jetojnë vetëm konsumojnë më pak produkte të freskëta si frutat, perimet dhe peshku, pasi ato kërkojnë blerje më të shpeshtë”,- miraton edhe studiuesja Dr. Katherine Hanna.

Ky studim është i provuar në disa vende dhe ka arritur në përfundimin se zakonet e njerëzve që jetojnë vetëm janë pak a shumë të ngjashme si në Evropë, ashtu edhe në SHBA e Australi, por vlen të theksohet se në Amerikë, zakonet e këqija të të ushqyerit, sidomos mes personave që jetojnë vetëm, janë shqetësim dite. Gjatë vitit 2015, një studim zbuloi se vetëm 60 për qind e amerikanëve që jetojnë vetëm ushqehen shëndetshëm.

Ka diçka që po mendon seriozisht për vaktin e radhës?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button