Ish deputeti, Ismet Ramadani

“Ali Ahmeti me bagazhin që e kishte si organizator i një kryengritje në Maqedoni, fatkeqësisht në politikë nuk u gjet mirë. Me vite luajti rolin e paqësorit, tani kaloi në ekstrem të një paqësori. Dhe, në tavolinë të bisedimeve për të realizuar Marrëveshjen e Ohrit e për ta avancuar çështjen e shqiptarëve nuk pati sukses. Fjalia e tij e thënë më një kohë se e ka mundur Gruevskin në luftë dhe se do ta mund edhe në politikë, kjo e dyta nuk ndodhi. Gruevski e ka mundur dhe e ka poshtëruar tejmase autoritetin e tij si lider i një partie shqiptare. Ai me vet faktin se në asnjë mënyrë nuk e solli në pikëpyetje prishjen e koalicionit qeveritar, kjo tregon se partia e tij është edhe e nënshtruar, por edhe e kapur nga institucionet që kontrollon Gruevski. Ai thotë se nuk është në partneritet në Qeveri dhe por është pjesëmarrës. Më e keqja është se kur të gjithë e kanë të njohur putinizmin dhe ndikimin e politikës ruse në Maqedoni, Ali Ahmeti edhe më tutje i mbetet besnik Nikolla Gruevskit- kjo dmth se mban anën e një politike pro ruse. Ndërkaq nga ana tjetër takohet edhe me perëndimorët. Ky është një rol që lenë hapësirë për të dyshuar. Ali Ahmeti nuk paraqet më një mit në politikën shqiptare, definitivisht po zbehet figura e tij, politikisht po mbaron keq. Ndoshta është koha që të shkon në pushim dhe në politikë të lë vendin gjeneratave të reja, sepse në politikë u tregua i pasuksesshëm”, tha për Portalb.mk, Ramadani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button