Rama: Territori ka pësuar ndryshim dramatik me 400 mijë ndërtime

Është mbajtur sot në Tiranë konferenca “Lejet online të ndërtimit” për prezantimin e sistemit elektronik të tyre.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se ky shërbim është një hap përpara, me ndryshimet dramatike që ka pësuar territori.

“Për të ardhur në sebepin e këtij takimi, lejet e ndërtimit është një hap përpara që Shqipëria bën dhe shkon në një drejtim si në vendet e tjera. Shqipëria ka një trashëgimi shumë të rëndë në raport me bazën e të dhënave me pronën dhe territorin. Territori ka pësuar një ndryshim dramatik, me afro 400 mijë ndërtime pa leje. Që i kanë zhvleftësuar strategjitë dhe planet në letër dhe i kanë hedhur në lumë të gjitha paratë për plane e strategji, pasi zhvillimi në territor ka qenë më i shpejtë sesa aktivizimi i planeve. Nëse do bënim një muze të Shqipërisë së planeve në këto 25 vite, dhe Shqipërisë reale, do shihnim dy botë paralele”, u shpreh Rama.

Kryeministri ka folur edhe për procesin e Berlinit, për të cilin tha se nuk është një garë ku vendet vrapojnë për të marrë sa më shumë para. Rama tha se qeveria shqiptare po ndjek një rrugë dhe se deri tani ka qenë më shpejt se Bashkimi Evropian.

“Ta çmontojmë idenë se procesi i Berlinit është një garë ku vendet vraprojnë kush të marrë më shumë para. Nuk është kështu. Ne kemi vendosur një hartë për rrugën që do të ndjekim dhe deri tani kemi qenë më shpejt se BE. Ne e kemi të nevojshme të vrapojmë, ata jo. Ata janë në një situatë të ndërlikuar dhe mbështetja që i kanë dhënë procesit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, por paratë do të vijnë pjesë-pjesë dhe nuk do të jenë kurrë aq sa imagjinon fantazia jonë kolektive. Ka diçka më të rëndësishme, ajo që mund të bëjmë pa para për të prodhuar më shumë para”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button