Komuna e Dibrës binjakëzohet me një komunë nga Turqia

Në prani të përfaqësuesve  nga Republika e Turqisë, biznesmenë të lëmive të ndryshme  u nënshkrua dokumenti i binjakëzimit mes Komunës Kapakëll të Turqisë.

Aktin e nënshkrimit e kryen kryetari i kësaj komune, Irfan Mandalla dhe kryetarit i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

“Këtë takim të sotëm së pari na e imponon e kaluara historike me të gjitha ngjarjet që i kemi pasur me turqit dhe sot kemi mbetur përsëri miq dhe vëllezër , ndaj kjo miqësi duhej të konkretizohej.. Është shekulli XXI duhet këto veprime të shkruara të mbeten në letër. Kontribut të veçantë në themelimin e Turqisë kanë dhënë shqiptarët, Sami Frashëri  që është themelues i arsimit dhe gazetarisë në Turqi. Me nesh duhet të qëndron tolerancë dhe mirëqenie, ndaj ndjej kënaqësi të bëj binjakëzim me këtë komunë sepse është vështirë të hulumtosh Periudhën Otomane dhe të mos e gjesh Dibrën. Ne kemi nevojë për marrëdhënie arsimore, kulturore, sportive dhe mbasi të kompletohen këto, kemi nevojë për investime ekonomike  dhe industriale me biznesmenët e  kësaj komune,” tha kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata.

Nga ana tjetër Mandalla tha se Maqedonia ka qene pjesë  e Ish- Jugosllavisë dhe si e tillë ka shumë zbrazëtira  ka nga ajo kohë.  

“Shpresoj se Maqedonia do të jetë lider i botës duke pare zhvillimet në vend kur e vërejmë se në këtë shtet jetojnë bashkërisht shqiptarë, maqedonas, turq njëjtë si në Turqi ku kemi etnitete të shumta. Dikur në vendin tuaj ka pasur mure të larta të kufijve mes shteteve, tani këto mure u rrëzuan dhe kjo është përparësi për vendin tuaj. Ne erdhëm ë Dibër të zhvillojmë marrëdhëniet  tona mes dy komunave, të realizojmë projekte të përbashkëta dhe të nënshkruajmë binjakëzimin mes dy vendeve”, përfundoi Mandalla.

Komuna Kapakëll është formuar si komunë në vitin 1886 me vetëm 2 mijë banorë, ndërsa sot ka 80 mijë banorë me zero të punësuar në saj të industrisë dhe ekonomisë së lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button