Liberalizimi i vizave afër, kosovarët fillojnë radhët e gjata për pasaporta biometrike (VIDEO)

Radha për të marrë pasaportat biometrike është shtuar. Madje në qendrën e regjistrimit civil në Prishtinë, kishte edhe tensione në mes qytetarëve.

Në anën tjetër zyrtarët në këtë qendër të regjistrimit civil, thonë se numri i atyre për këto dy ditët e fundit – pasi Komisioni Europian dha rekomandimin për liberalizimin e vizave –  që kanë aplikuar për dokumente biometrike, ka arritur në 1 mijë, njofton KlanKosova.

Por cilat janë dokumentet e nevojshme për të aplikuar për pasaportë që e kërkon Bashkimi Europian, për të lëvizur në zonën Schengen?

Por nuk janë vetëm kryeqytetasit që po ballafaqohen me pritje për të marrë pasaportë biometrike. Ngjashëm, qendrat e regjistrimit civil i kanë mësyrë edhe gjakovarët e llapjanët.

Kurse në Mitrovicë numri i atyre që aplikonin për dokumente ishte i zakonshëm.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i thanë Klanit se këtyre ditëve është rritur për 20 për qind numri i kërkesave për dokumente biometrike.

Megjithatë, në këtë ministri thonë se nuk e kanë ndërmend të shtojnë stafin pasi që konsiderojnë se janë të gatshëm të përballen me çfarëdo fluksi të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button