Mogherini: Kosova është Europë

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe Komisionerin për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Unionin Europian, njofton Klan Kosova.

“Keni bërë një hap shumë të rëndësishëm përpara dhe ka qenë shumë i mirëpritur nga kosovarët, që do të ketë impak në jetën e qytetarëve, kjo do të thotë se Kosova është Evropë dhe ne jemi duke punuar që Kosova të integrohet në BE, është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme në disa raste edhe e mundimshme”.

“Kur ne flasim për një rrugë të mundimshme ne fillojmë nga themelet dhe historia. Ne jemi duke festuar sot, po ashtu edhe futbolli është një gjë e rëndësishëm dhe përderisa jam italiane e di këtë”.

Mogherini ka përmendur edhe një varg çështjesh tjera të cilat shtrihen në rrugën e Kosovës, si implementimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, në raport me vendet fqinje.

“Diskutuam me kryeministrin dhe ministrat tjerë edhe për dialogun, për këtë do të diskutojmë edhe me Presidentin, kryetarin e Kuvendit për implementimin e marrëveshjeve të arritura. Dialogu është një arritje e pa mohueshme”.

“Brenda disa ditëve do të festojmë Ditën e Evropës dhe nuk ka gjë më ë mirë për mua sesa për ta festuar këtë ditë nga ky vend. Më lejoni të ju falendëroj që na latë ta ndajmë këtë ditë gëzimi me juve, nëse punojmë shumë së bashku dhe të fokusuar, rezultatet vijnë dhe vijnë për njerëzit. Idealet dhe vlerat për të cilat është ndërtuar BE-ja janë ende gjallë dhe të rëndësishme për njerëzit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button