Avramopoulos: me porosi të ashpër Kosovës

Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe shefen e Bashkimit Europian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, ka thënë se Kosova është pjesë e familjes europiane dhe se rezultatet e paraqitura të mërkurën janë rezultat i një pune të madhe, njofton Klan Kosova.

“Jemi këtu ta ndajmë këtë gëzim si evropian, Kosova është pjesë e familjes europiane dhe dita nuk është e largët kur së bashku do të shijojmë rezultate edhe më pozitive në rrafshin e përafrimit”.

“Rezultatet e paraqitura dje janë rezultate të një pune të madhe të institucioneve kosovare për të arritur progres. Këto reforma janë të rëndësishme edhe për forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë së brendshme, implementimi i vazhdueshëm i tyre do të jetë fitimprurës. Kosova i ka përmbushur të gjitha parakushtet për liberalizimin e vizave”.

Avramopoulos ka kërkuar që të përmbyllet procesi i demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të vazhdohet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të kryhen reforma të thella në drejtësi, në nënyrë që Kosova të ecë edhe më përpara në rrugën e saj europiane.

“Kosova do ta ratifikojë kufirin me Malin e Zi dhe do ta vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e di që Kosova është e përkushtuar për përmbushjen e këtij parakushti. Liberalizimi i vizave do ta forcojë edhe biznesin si dhe lidhjen kulturore mes Kosovës dhe BE-së”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button