BPRM e rriti kamatën e bonove të thesarit në 4%

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, dje e rriti kamatën e bonove të thesarit për 0.75%, gjegjësisht, prej 3,25 sa ishte më herët, në 4%.

Ndryshimi i shkallës së kamatës është përgjigje e veprimeve të disa faktorëve me natyrë joekonomike.

Vendimi për shtrëngimin e politikës monetare, sipas Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë vjen si reagim i rritjes së kërkesës së devizave dhe i trysnive ndaj depozitave në banka. E gjithë kjo është pasojë e pritjeve të përkeqësuara ekonomike, të shkaktuara nga gjendja politike jostabile.

Krahas kësaj, Banka Popullore edhe më tutje i vlerëson fundamentet ekonomike si të shëndosha, pa prani të çekuilibrave më të mëdha në ekonomi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button