Taleski i shmangi qytetarët që dolën për t’ia “uruar” abolimin (VIDEO)

Me pllakata “poshtë maskat” dhe “urime abolimin”, një pjesë e protestuesve të Lëvizjes Civile “#Protestoj”, dje e pritën në Teatrin Popullor të Manastirit, kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleskit, transmeton Portalb.

Gjatë hapjes së festivalit të monodramës, protestuesit i përgatitën urim për abolim, por ai nuk hyri nga hyrja kryesore, ndërkaq brenda sallës ka hyrë nga hyrja e pasme e teatrit.

Grupi tjetër i protestuesve, nga sheshi “Mangnolia”, edhe dje kanë shkuar te ndërtesa e Komunës së Manastirit, për të kërkuar dorëheqje nga Taleski dhe tërheqjen e vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për abolim apo falje.

Ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska, solemnisht u promovua si doktor i shkencave të Fakultetit të Sigurisë në Universitetin “Shën Klimeti i Ohrit” në Manastir.

Një grup të rinjsh, Jankulloskës ia uruan doktoraturën me një aksion gueril, në të cilën shkruajtën në një pllakatë “Urime faljen” gjatë kohës së manifestimit solemn në Rektoratin e Universitetit të Manastirit, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button