Mustafa: Liberalizmi i vizave, hap i madh drejt BE-së

Kryeministri Isa Mustafa, në një konferencë për medie, pas vendimit të Komisionit Europian për dhënien e rekomandimit për liberalizim të vizave për Kosovën, ka thënë se kjo është një ditë historike për Kosovën – ditë që do të ishte e paimagjinueshme pa punën e madhe të bërë nga institucionet e vendit dhe pa përkrahjen e vendeve mike, njofton Klan Kosova.

“Sot është ditë historike për Kosovën. Qytetarët nga sot mund të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së, urime Kosovës që ka bërë një hap të rëndësishëm në drejtim të BE-së. Për neve tash është hapur një perspektivë ekonomike, politike dhe demokratike”.

“Të gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme pa punën e institucioneve të Kosovës në kontuinitet, kjo do të ishte e pa mundur pa përkrahjen e shteteve mike”.

Ai ka deklaruar se kjo gjë do të dëshmojë përgjegjësinë e kosovarëve për respektimin e kushteve për lëvizjve pa viza, njofton Klan Kosova.

“Liberalizimi i visave është një proces që do ta dëshmojë përgjegjësinë tonë për përmbajtjen e kushteve nga ana e qytetarëve tonë, duke respektuar në përpikëri çdo rregull të këtij liberalizmi do të dëshmomjë se e kemi merituar. Duke respektuar pa ekuivokë çdo pikë të këtij procesi ne do të ecim më shpejt drejt BE-së”.

“Dua ta falënderoj shtetet e BE-së, instuticonet e BE-së edhe SHBA-të, edhe qeverinë e kaluar, Kuvendin e Kosovës, ministritë specifike që kanë qenë të përfshira më shumë në këtë punë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button