Veseli: Rekomandimi për vizat lajm historik për Kosovën

Kryetari i Kuvendnit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, pas vendimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave.

Veseli në një postim në facebook ka shkruar se ky është lajm historik për Kosovën.

“Urime të gjithëve për rekomandimin e liberalizimit të vizave, një lajm ky historik për Kosovën! Së shpejti do të mund të udhëtojmë të lirë e pa viza në kontinentin tonë duke u afruar më shumë se kurrë me Brukselin”.

“Përgëzime për Ministrinë e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore që kanë mundësuar përmbushjen e kritereve të vështira që na mundësuan këtë rekomandim. Kjo ngjarje na jep një arsye më shumë për t’u ndjerë qytetarë të denjë e krenarë të Evropës”, ka shkruar Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button