Kosovë, UNDP fillon me fazën e dytë të programit kundër korrupsion

 

Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë (UNDP) nesër fillon me fazën e dytë të Programit Kundër – Korrupsion të zbatuar në partneritet me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Komunat e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile.

Faza e parë e këtij programi është zbatuar gjatë viteve 2012 – 2015, njofton Portalb. 

 

Faza e dytë e programit do të vazhdojë deri në vitin 2020. Synimi i këtij programi ka qenë dhe vazhdon të jetë parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në nivel qendror dhe lokal si dhe fuqizimit të qytetarëve, veçanërisht të rinisë, në vendimmarrje.

 

Ceremonia për nder të fillimit të fazës së dytë të programit mbahet nesër, me 4 maj 2016, nga ora 17:00 – 19:00, në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë. Në ceremoni do të jenë prezentë udhëheqësit e institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe do të ndahen mirënjohje për partnerët kryesorë të fazës së parë të programit.

 

Ky program mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe Agjencia Daneze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DANIDA). /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button