Për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, Artemie është përçarës, e në Maqedoni Vranishkovski është viktimë

Branko Gjorgjevski, koment – “Artemie sipas  Gjonit” , Dnevnik
Çfarë është poenta e krahasimit të Artemisë me Gjonin? Për Kishën Ortodokse Serbe disa  personalitete janë “viktima të pafajshme” në persekutim shtetëror dhe kishtar si që është Vranishkovski në Maqedoni, dhe tjerë, si Artemie në Kosovë, janë përçarës që do të përgjegjen për krim.

Ilija Dimovski, kolumnë – “Kritikë, ku ju ikën fjalët?”, Dnevnik
Qëndrimi shumëvjeçar në bankat e opozitës e detyroi LSDM-në dhe bashkëpunëtorët e saj  ta radikalizojnë praktikën e tyre. Sipas tyre, çdo gjë që bën kjo Qeveri, nuk është mirë.

Toni Naunovski, kolumnë – “Patjetër e kemi me inat të tregojmë të vërtetën”, Dnevnik
Riafirmimi i inatit maqedonas mundet të praktikohet edhe përmes përsëritjes së ditëpërditshme të të vërtetave maqedonase dhe fakte çdokund dhe çdo herë, si përgjigje e propagandës  vazhduese armiqësore anti-maqedonase.

Hristo Ivanovski, kolumnë- “Portokallë në buldozerin Ukrainas”, Dnevnik
Brukseli nuk le as një milimetër vend për palën e dytë, e jo më për kompromis, prisni kapitullim. E dyta është që në çdo gjellë e fusin edhe Putinin që vetëm  nxjerr në pah opsesionin e tyre të sëmurë me Rusinë dhe Putinizmin.

Miroslav Grçev, kolumnë – “Lapidar I Titos që do të shihet nga hapësira yjore”, Sloboden Peçat
Nëse kontributi personal dhe historik për ekzistimin e Republikës së Maqedonisë është masa për madhësinë e lapidarit të tij, krahasuar me 30 lartësi të Aleksandrit, Titos do të duhet ti ndërtojmë lapidar të lartë 16 kilometra, nga titanium, irideumi, arid he platina, që të shihet, me sy, nga hapësira yjore.

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “Ruajtësit e identitetit Maqedonas para provimit”, Utrinski Vesnik
Duhet të parashtrohet pyetja kush dhe pse për momentin nuk po e ruan identitetin Maqedonas , si dhe kush dhe nëse do të përgjigjët për këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button