Ligji i punëtorëve përplasë pozitën dhe opozitën

Edhe sot në kuadër të seancës se rregull parlamentare ku për shqyrtim ka qenë Ligjin për të Punësuarit të dorëzuar nga ana e Qeverisë, ka përplasë me akuza të ndërsjellta partit opozitare dhe ato të mazhorancës.

-Unë me të vërtetë parashtroj pyetje se deri kurë Ministria për punë dhe politikë sociale do të luaj me të drejtat e të punësuarve. Deri kur Ministria dhe kjo Qeveria diçka që brenda natës do ta shohin në ëndërr, menjëherë do ta shndërrojnë në vendim ligjor dhe do të dorëzojnë propozim për ndryshime të Ligjit. Mendojmë se kjo Qeveri në kontinuitet bën shkurtimin e të drejtave të punëtorëve. 

Këto kushte të ndryshuara janë në dëm të punëtorëve. Ky ndryshim është në dëm të të drejtave të punëtorëve, ky ndryshim duhet urgjentisht të tërhiqet dhe këtë e kërkuam edhe në fazën e parë dhe vendimi i rëndësishëm i ndryshuar nën presion të opinionit nuk është në interes të punëtorëve dhe prandaj kërkojmë që me të vërtetë deputetët të VMRO-DPMNE-së të mendojnë dhe të votojë kundër këtij ligji, tha deputetja e LSDM-së Cvetanka Ivanova.

Ndërkohë, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE tha se nuk pajtohet me atë se janë zvogëluar të drejtat e punëtorëve në periudhën e kaluar, përkundrazi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button